Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kontratë e re për Handanoviqin

Drejtuesit e Interit ka kohë që kanë nisur bisedimet me portierin Samir Handanoviq për vazhdimin e kontratës.

Mediat italiane kanë njoftuar se klubi i ka ofruar sllovenit kontratë njëvjeçare, që do ta mbante në klub deri në vitin 2023.

36-vjeçarit i është ofruar pagë edhe më të lartë për të mbetur në skuadër.

Handanoviq është pjesë e Interit prej vitit 2012 kur iu bashkua nga Udinese për 15 milionë euro.