Lojtarët e Premier Leagues që kanë kontratë vetëm deri më 30 qershor do të lejohen të nënshkruajnë për vazhdim afatshkurtër të tyre deri në fund të edicionit.
Kështu ka thënë shefi ekzekutiv i ligës elitare angleze të futbollit, Richard Masters.
Kampanja në Premier League zakonisht përfundon në maj, por me futbollin e pezulluar në mes të marsit për shkak të COVID – 19, edicioni aktual pritet të zhvillohet edhe gjatë korrikut.
Liga është në diskutime për të vazhduar edicionin muajin e ardhshëm. Të enjten Qeveria ka hapur dyert për rikthim të futbollit profesionist.
Klubet në mënyrë unanime janë pajtuar për vazhdim të kontratave, nëse për këtë pajtohen edhe lojtarët.
“Sot kemi vendosur që sa më parë të jetë e mundur të sigurojmë që klubet të kompletojnë edicionin me skuadrat e njëjta që i kanë pasur para suspendimit të kampanjës”, ka thënë Masters në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të Premier Leagues.
Edhe
Në Premier League janë të bindur se ndeshjet rifillojnë në qershor
“Lojtarët mund të vazhdojnë kontratat përtej 30 qershorit, deri në fund të edicionit. Por për këtë duhet të pajtohen të dy palët”.
Premier League ka thënë se klubet dhe lojtarët kanë kohë deri më 23 qershor për të arritur marrëveshje për vazhdim të kontratave, raporton Reuters.