Fenerbahçe ka konfirmuar se ka nisur bisedimet me Lazion për shitjen e sulmuesit Vedat Muriqi.
Lazio qe një kohë të gjatë ka shprehur interesim për shërbimet e Muriqit, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se marrëveshja ndërmjet Lazios dhe Muriqit tashmë është arritur, kurse pritet së shpejti që ai të fluturojë drejt Romës për të kryer testet mjekësore.
Për 26 vjeçarin raportohet se Lazio do të paguajë 17.5 milionë euro.
Muriqi ka treguar formë të shkëlqyer te gjiganti turk, duke realizuar 17 gola në 36 paraqitje, derisa ka bërë edhe shtatë asistime.