Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet meçi i radhës i Ilir Latifit

Luftëtari shqiptar i sporteve marciale të përziera në UFC, Ilir Latifi do të rikthehet sërish në oktogon.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se kundërshtari i tij i radhës është Antonio Rogerio Nogueira, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 qershor në Oklahoma City, qytet në cilën kthehen pas tetë vjetësh ndeshjet e UFC.

Mmaweekly shkruan se Latifi nuk ka luftuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ishte mposhtur nga Ryan Bader në Gjermani. Ai aktualisht renditet në vendin e dhjetë në ranglistën e UFC-së në kategorinë gjysmë të rëndë.

Image

Menjëherë pas Latifit renditet Nogueira, dhe braziliani 40 vjeçar kërkon të këndellet pasi ka humbur tre nga katër meçet e fundit, e këtë kërkon ta bëjë ndaj Latifit.

Latifi hyn në këtë meç me 12 fitore dhe pesë humbje, një me nokaut ndaj Baderit.

Kurse Nogueira do të hyjë në këtë meç me 22 fitore e 8 humbje.