Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, është konfirmuar në ekipin e Francës për “Euro 2020”.
Seleksionuesi Didier Deschamps të martën ka publikuar listën me emrat e 26 lojtarëve në të cilët llogarit për Evropianin e futbollit që mbahet prej 11 qershorit deri më 11 korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFranca është kampione në fuqi e botës dhe synon suksesin në Evropian.
Gola priten prej Benzemas, që ka treguar formë të lartë te Real Madridi. Ai është njëri prej tetë sulmuesve të ftuar.
Benzema, 33-vjeçar, ishte larguar nga përfaqësuesja në nëntor të vitit 2015, për shkak të përfshirjes në një skandal.
Dyshohet që ai kishte shantazhuar një bashkëlojtar.
Benzema ka 27 gola në 81 ndeshje me Francën. Për Real Madridin ka shënuar 29 gola këtë edicion.