Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet interesimi i Unitedit për Griezmannin

Manchester Unitedi ka treguar “interesim konkret” në transferimin e yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili ka klauzolë lirimi prej 85 milionë funteve, ka konfirmuar agjenti i tij Eric Olhats.

Unitedi ka realizuar më së paku gola nga gjashtë klubet elitë dhe synon përforcimin e sulmit me Griezmannin që ka realizuar 25 gola për Atleticon me sezonin.

“Ne jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve nga klubet të cilat kanë interesim konkret”, ka thënë Olhats për televizionin francez Telefoot.

“Ka klauzolë të pashmangshme prej 100 milionë funteve, prandaj kjo shkurton numrin e kandidatëve të interesuar. Kemi Unitedin, [Manchester] Cityn, Chelsean, Barcelonën dhe Real Madridin”, ka shtuar ai.

“Unitedi ishte klubi i parë që erdhi dhe na takuan. Ata kanë qenë më konkret në dëshirat e tyre”.

Artikuj të ngjashëm