Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për Griezmannin

Manchester City raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi.

Francezi gjatë tërë vitit 2017 ishte lidhur me një transferim te Manchester Unitedi, por marrëveshja u bllokua shkaku i ndalimit të transferimeve te klubi spanjoll.

Gjatë javëve të fundit është raportuar se Unitedi është tërhequr nga gara për Griezmannin pasi dëshiron transferimin e Alexis Sanchezit.

Sipas Manchester Evening News, Guardiola ka marrë përkrahjen e klubit për transferimin e Griezmannit për 89 milionë funte gjatë kësaj vere, pasi dëshiron blerjen e një sulmuesi të klasit botëror.

Artikuj të ngjashëm