Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet gjyqtari i ndeshjes Kosovë – Turqi

UEFA ka përcaktuar katërshen e gjyqtarëve për ndeshjen e radhës për përfaqësuesen e Kosovës.

Katër gjyqtar nga Çekia do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e së dielës mes Kosovës dhe Turqisë që zhvillohet në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, transmeton kp.

Miroslav Zelinka do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes ndërsa asistentë të tij janë Ondrej Pelikan dhe Jan Patak. Gjyqtar i katërt është Radek Prihoda.

Kosova është ende në kërkim të fitores së parë në fazën e grupeve për kualifikimet e Botërorit ‘Rusi 2018’.