Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konate pranë Liverpoolit

Liverpooli ka arritur marrëveshje me skuadrën e Leipzigut për mbrojtësin Ibrahima Konate.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se Liverpooli është pajtuar t’i paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin francez.

Liverpool ka arritur marrëveshje personale edhe me mbrojtësin 21-vjeçar.

Konate është pjesë e skuadrës gjermane që nga viti 2017, kur u transferua nga Sochaux.

Këtë edicion ka 15 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol.