Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Komplikohet ardhja e lojtarit kuban te 89-shi

Marcel Hernandez Campanioni është paralajmëruar se do të jetë lojtari i parë nga Kuba në futbollin e Kosovës.

Është klubi kampion, Trepça '89, që të shtunën në faqen zyrtare në Facebook e ka vlerësuar punë të kryer ardhjen e 28-vjeçarit, që luan si mesfushor, shkruan sot “Koha Ditore”. Por i kontaktuar nga gazeta të dielën, lojtari kuban ka thënë se dëshiron që të luajë për Trepçën '89, por transferimin te kjo skuadër nuk e ka vlerësuar punë të kryer. Madje transferimi i tij duket të jetë mjaft i komplikuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kampionët godasin. Super-përforcimi vjen përtej oqeanit. Konkretisht nga Amerika Latine, mesfushori ofenziv Hernandez Campanioni Marcel. Lojtari pritet t'i bashkohet kampionëve gjatë fazës përgatitore në Turqi”, ka shkruar Trepça '89.

Në faqet e internetit të specializuara për futboll shkruan se klubi i fundit i Marcel Hernandezit ishte Barcelona Atletico e Republikës Dominikane. Por vetë lojtari ka thënë se është te skuadra tjetër e këtij shteti, Cibao.

Ka thënë se Cibao do ta prezantojë zyrtarisht në janar, ndërsa ka kontratë deri në shtator të vitit tjetër. Ai ka thënë se dëshiron që t'i bashkohet skuadrës mitrovicase, por se këtë mund ta bëjë vetëm pas 28 shkurtit dhe vetëm nëse i ofrohet pagë e lartë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)