Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kompletohen grupet në garën më të re të UEFA-s, Ligën e Konferencës

Liga e Konferencës do të debutojë për herë të parë në sezoni 2021/22, ndërsa para pak minutash përfundoi hedhja e shortit për fazën e grupeve.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, deklaroi se kjo garë është bërë me qëllim që të përfshihen sa më shumë vende për të treguar se futbollit nuk është vetëm për të pasurit, por për të gjithë, përfshirë edhe federatat e vogla.

Në këtë garë, Lincoln Red Imps nga Gjibraltari ka arritur pjesëmarrjes historike, ndërsa çuditërisht nuk ka asnjë skuadër nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja në tre gara evropiane.

Roma e Tottenhami janë dy skuadrat favorite për të triumfuar në edicionin e parë të Ligës së Konferencës, në finalen që do të luhet në Tiranë.

Image