Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka thënë se është i kënaqur me garat evropiane të klubeve dhe ka theksuar se Liga e Konferencës ka fuqizuar futbollin në vendet e vogla.
Çeferin ishte pjesëmarrës në takimin e UEFA-s në Sarajevë me krerët e federatave të rajonit. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Të njëjtit që kritikonin vazhdimisht Ligën e Konferencës, tani kritikojnë se ne po organizojmë finalen në një stadium të vogël. Dhe, kjo është një shenjë se po bëjmë mirë”, ka thënë Çeferin, duke theksuar se Liga e Konferencës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vendet e vogla.
Ballkani i Suharekës luajti dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
-
Çeferini flet për Evropianin Shqipëri – Serbi, tregon qëndrimin e UEFA-s
-
FSHF-ja mbështet Çeferinin në garën për president të UEFA-s
-
Presidenti i UEFA-s kritikon gjendjen e stadiumeve në Itali
-
Çeferin për Evropianin Shqipëri – Serbi: Na tregon se nuk ka kufij në futbollin evropian
-
Presidenti i UEFA-s flet për Evropianin Shqipëri – Serbi: Mundësi e shkëlqyer