Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Komisioni disiplinor i FFK-së, me dënime të ashpra

Futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi, është dënuar me 5 ndeshje moslojë në të gjitha garat, për shkak të goditjes me grusht që i dha futbollistit të ri të Lirisë, Albin Memaj, raporton KTV.

Ky i fundit ka qëndruar për disa ditë në spitalin e Gjilanit, pasi lëndoi syrin nga ajo goditje.

Dënimin e ka shqiptuar Komisioni Disiplinor i Federatës së futbollit të Kosovës, pas ngjarjeve të xhirove të mëparshme të Vala Superligës.

Dënimeve nuk i kanë shpëtuar as portieri i Besës, Granit Kolshi dhe mbrojtësi i Lirisë, Fisnik Ramadanaj, të cilët janë pezulluar me nga 3 ndeshje.

Dënime, por me të holla, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar për trajnerët dhe ndihmës-trajnerët e skuadrave të Superligës.

Kryetrajneri i Trepçës, Ajet Shosholli dhe ndihmësi i tij, Fidaim Haxhiu, janë gjobitur me nga 300 euro.

Edhe Prokuroria ngre kallëzim penal për lojtarin që shkaktoi ndërhyrje gjatë ndeshjes Sport Prokuroria ngre kallëzim penal për lojtarin që shkaktoi ndërhyrje gjatë ndeshjes

Njëjtë e kanë pësuar edhe ndihmës-trajneri i Feronikelit, Ramiz Dervishi dhe trajneri i portierëve te Liria, Bekim Bakaj.

Nga FFK-ja janë ndëshkuar edhe zyrtarët e ekipeve të Besës e Trepçë, ndërsa për shkak të lëshimeve në organizim, Trepçës ’89, Drenicës dhe Trepçës, i është dhënë vërejtja e fundit.