Humbja në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës inferiore, Luksemburgut, ka bërë që seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi të fokusohet te sistemi i lojës 4-5-1, i cili edhe pati dërguar "kuqezinjtë" në "Euro 2016. De Biasi ka hequr dorë nga sistemi i lojës 3-5-2 që i kushtoi me humbje të papritur nga Luksemburgu (2:1), ditë më parë, ka njoftuar të enjten e përditshmja "Panorama-Sport", shkruan sot Koha Ditore.
Ekipi i Shqipërisë prej ditës së mërkurë ka filluar me nga dy seanca stërvitore në ditë, në mënyrë që të jetë sa më i gatshëm për përballjen kundër Izraelit, të dielën (11 qershor). Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë të Grupit G të eliminatoreve për Kampionatin Botëror "Rusia 2018". Zhvillohet në Haifa prej orës 20:45. Shqipëria aktualisht zë vendin e katërt në grup me gjashtë pikë të mbledhura, tri më pak se Izraeli që është një pozitë më lart. Prijnë Spanja dhe Italia me nga 13 pikë të grumbulluara.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.