Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kombëtarja e SHBA-së femrat mbron titullin e Botës në futboll

Foto: Reuters

Kombëtarja e Amerikës Femrat ka arritur të mbrojë titullin e Botës në futboll, duke e mposhtur në finale kombëtaren e Holandës.

Amerikanet fituan përballjen finale me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Rapinoe që shënoi golin e parë për Amerikën në minutën e 61 nga penaltia, derisa epërsinë pas tetë minutave e dyfishoi Lavelle.

SHBA-ja ishte kampione e Botës edhe herën e kaluar, derisa ky është titulli i katërt për të.