Benjamin Kololli e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën nga Japonia, Shimizu Pulse. Ishte klubi japonez, i cili njoftoi se Kololli e ka rinovuar për një vit kontratën dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të vitit 2024.
“Falënderoj të gjithë për përkrahjen në sezonin e shkuar. Prania e tifozëve është e domosdoshme. Këtë sezon, do të luftoj me të gjithë forcën time deri në fund”, ka thënë Kololli.
29-vjeçari iu bashkua Shimizus në verën e vitit të shkuar si lojtar i lirë dhe pati firmosur kontratë deri në fund të vitit 2023. Në sezonin e tij të parë në Japoni, Kololli regjistroi tetë paraqitje në kampionat.
Para se të vazhdonte karrierën në Japoni, Kololli ka luajtur në futbollin zviceran dhe ka qenë pjesë e skuadrave si Zuerich, Lausanne, Biel-Bienne, Young Boys, Sion e Le Mont. Ai gjithashtu ka edhe 23 ndeshje dhe katër gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës.