Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kololli realizon supergol në rikthimin e futbollit në Zvicër

Futbollisti kosovar Benjamin Kololli ka realizuar supergol në rikthimin e futbollit në Zvicër.

Ylli i Kosovës ka shënuar nga gjuajtja e lirë në ndeshjen që ekipi i tij, Zurichi, po e zhvillon ndaj Young Boysit në Superligën e Zvicrës.

Lojtari i krahut shënoi në minutën e 38-të për rezultatin 2:1, me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.