Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kololli i pakënaqur me gjithë golin e shënuar

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar golin e vetëm për Zuerichin që barazoi 1:1 me St. Gallenin, të shtunën në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Zvicrës. Kololli realizoi penallti në fundin e pjesës së parë për rezultatin 1:0 në të mirë të Zuerichut. Por St. Galleni barazoi shifrat në pjesën e dytë.

“Jam i zemëruar”, ka thënë Kololli pas ndeshjes. “Është dashur të fitojmë këtë ndeshje”, ka shtuar Kololli, që ka arritur në shifrën e pesë golave këtë edicion.

Në minutën e 67-të, St. Galleni mbeti me një lojtar më pak në fushë, por ia doli të shënoi golin e barazimit. Zuerichut iu përjashtua një lojtar në minutën e 81-të.

Betim Fazliji kompletoi ndeshjen te St. Galleni. Te Zuerichu startuan Fidan Aliti, Blerim Xhemaili, Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu. Në stol qëndruan Toni Domgjoni e Lindrit Kamberi.

Zuerichu është i gjashti me 34 pikë, ndërsa St. Galleni i shtati me 33 pikë.

Edhe Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme Futboll Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme

Po të shtunën, Lorik Emini startoi te Luzerni që humbi 2:1 nga Lausanne.

Në kategorinë e dytë zvicerane, Donat Rudhani shënoi penallti për fitoren 1:0 të Aaraut ndaj Schaffhausenit. Penallti realizoi edhe Valon Fazliu, por skuadra e tij, Wil, humbi 3:1 nga Thuni.