Dy yjet e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, nuk i frikësohen përballjes me Anglinë në kuadër të Eliminatoreve për Euro 2020.
Yjet e Zurichut janë shprehur optimist për kualifikim nga Grupi A ku do të përballen pos me Anglinë edhe me Malin e Zi, Çekinë e Bullgarinë.
“Në këtë grup mund të kualifikohemi”, ka thënë Kololli, raporton “Blick”. Në anën tjetër, Kryeziu ka thënë: “Do të jetë grup i vështirë, por do të luftojmë me secilin. Duam të marrim sa më shumë pikë që të jetë e mundshme. Sigurisht kemi respekt, për kombëtaret e mëdha, por nuk iu frikësohemi”.
Nëse Kosova dështon të arrijë në dy pozitat e para për kualifikim, atëherë mbetet opsioni përmes “Play-offit” të Ligës së Kombeve, ku do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale.
Kosova është e pamposhtur më 2018, me shtatë fitore e dy barazime.
-
Kosova ka shfaqur më të mirën në kualifikimet e kaluara për Evropian
-
Shpresat e Kosovës nuk dorëzohen përballë anglezëve të kualifikuar në Evropian
-
Kryeziu i bindur se Kosova nuk do të mbetet e fundit në Grupin B
-
Kololli supergol ndaj Young Boysit e më pas lëndohet, Kryeziu ndëshkohet me të kuq
-
Kosova në situatë tjetër, por me synime të njëjta