Benjamin Kololli ka asistuar në golin e parë të skuadrës së Zuerichut që luajti në udhëtim te Vaduzi.
Të shtunën, Zuerichu fitoi 4:1 në xhiron e pestë të elitës së futbollit zviceran.
Kololli ishte asistues në golin e avantazhit në minutën e gjashtë në shënimin e gjermanit Lasse Sobiech. Ishte asistimi i parë i Kolollit në këtë kampionat, derisa ka edhe një gol të shënuar.
Golat tjerë u shënuan nga Tosin Aiyegun, Assan Ceesay dhe Blaz Kramer.
Te Zuerichu debutoi Fidan Aliti pasi u transferua nga Kalmari, ndërsa minuta patën edhe Hekuran Kryeziu e Toni Domgjoni.
Te Vaduzi nga minuta e 20-të u inkuadrua Fuad Rahimi.