Me golin e shënuar me Eintracht Frankfurtin në fitoren 2:0 ndaj Werder Bremenit të shtunën, Kolo Muani ka vendosur rekord të veçantë te skuadra e tij.
Për francezin ishte goli i dhjetë i sezonit në Bundesligë, ndërsa ai ka dhuruar edhe 10 asistime në 21 ndeshje deri tani.
Asnjë futbollist i Frankfurtit nuk ka pasur këto shifra më herët.
“Dhjetë gola është numër goxha i madh. Dhe tani ai ka dhjetë gola e dhjetë asistime. Ai është djalosh fantastik që dëgjon shumë dhe dëshiron të përmirësohet gjithmonë”, ka thënë trajneri Oliver Glasner për Kolo Muanin.