Ky gol i futbollistit Milot Avdyli në minutën e 63-të kundër Qipros, i ka siguruar Kosovës kalimin në rundin elitar.
Në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2019-të që do zhvillohet në Republikën e Irlandës, Kosova korri pikë të rëndësishme që e mbajnë atë në vendin e parë të Grupit 5 me gjashtë pikë, para Skocisë me 5, Zvicrës me 4 dhe Qipros me një pikë.
Pa ndihmën e futbollistëve nuk do të arrihej një sukses i tillë, tha për Sportin në KTV, sulmuesi Avdyli që është pjesë e shkollës së futbollit “Kurda”, menjëherë pas ndeshjes.
Se e ndjenë thellë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës ka thënë sulmuesi i ekipit Besëlidhja, Oltion Bilalli, e për kalimin në Elite Round, gëzimin e madh e ka shprehur edhe mesfushori Florind Lokaj, pjesë e ekipit Valeranga IF, në Norvegji. Sulmuesi Bilalli shënoi kundër Skocisë.
Por, prapa suksesit të Kosovës U17, natyrisht se qëndron përzgjedhësi i shpresave të kësaj grupmoshe, Besnik Kollari. Ai tha se rruga deri këtu ka qenë shumë e vështirë, por me ndihmën e stafit të tij, gjithçka ka qenë më e lehtë.
Edhe
Kollari shpall listën për raundin elit
Nga tri ndeshje të zhvilluara, Kosova U17 pësoi humbje fillimisht nga Skocia 2:1, e mposhti Zvicrën 1:0, dhe në ndeshjen e fundit, triumfoi ndaj Qipros me të njëjtin rezultat.
Kundërshtarët në rundin e radhës, Kosova U17 do t’i mësojë në shortin që hidhet më 6 dhjetor.