Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KOK-u prezanton sportistët që shkojnë në Festivalin Olimpik Evropian

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar 14 sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, i cili do të mbahet në Gyor të Hungarisë.

Presidenti i KOK, Besim Hasani ka kërkuar përkrahje sa më të madhe për këta sportistë sepse ata kanë dhënë dëshmi se janë segment i rëndësishëm për ngritjen e imazhit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hasani tha se, “Kosova në këtë festival merr pjesë për herë të dytë”, transmeton kp.

Ai më tej tha se, “sportistët kanë kryer përgatitjet paraprake dhe së bashku me ekipin do të udhëtojnë nesër për në Gyor ku do të qëndrojnë 10 ditë”.

Festivali Olimpik Evropian për të rinj fillon më 23 korrik dhe do të mbarojë më 27 korrik.

Kosova do të përfaqësohet nga sportistët në katër sporte: tenis, notim, vrapim dhe xhudo.

Sportistët që marrin pjesë:

Atletika: Gentiana Peci (disiplina: 3000 metra), Valentina Kelmendi (800m), Alaudin Suma (hedhje e diskut) dhe Arian Smajli (3000 metra).

Nga noti janë: Ardit Hysejni (50m shpinë), Dion Kadriu (100m krol), Dren Ukimeraj (50m krol) dhe Muhamed Rushiti (50m delfin).

Nga xhudo: Laura Fazliu, Arbër Kullashi, Selim Berisha e Shpati Zekaj dhe nga tenisi: Blearta Ukëhaxhaj dhe Diell Mehmedi.

Image