Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka pritur të sot presidentin e Federatës Evropiane të Atletikës (EAA), Svein Arne Hansen dhe nënpresidentin Jean Gracia, të cilët shoqëroheshin nga kryetari i Federatës Atletike të Kosovës (FAK), Halil Sylejmani, sekretari i përgjithshëm, Abdurrahman Shkodra dhe zyrtari, Fatlum Grajçevci.
Delegacioni i Federatës Evropiane të Atletikës, po e viziton FAK-un, pasi më 3 dhe 4 shtator do të mbahet mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Atletikës.
“Kosova debutoi me medalje të artë në RIO 2016 falë xhudos, por ne shpresojmë që një ditë në podium të kemi edhe atletët tanë”, tha Hasani.
Momentalisht tre atletë: Musa Hajdari, Vijona Kryeziu dhe Astrit Kryeziu marrin bursa nga KOK-u dhe Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020.
Kreu i KOK-ut, Hasani, foli edhe për ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, pjesë e planit strategjik 2017-2020, ku që nga viti i kaluar, KOK-u ka organizuar 10 trajnime për trajnerë dhe atletika është njëra prej federatave që ka vijuar këtë kurs. Hasani kërkoi nga krerët e EAA-së të sjellin ndonjë trajner me bagazh ndërkombëtar për të mbajtur trajnime për trajnerët në Kosovë.
Presidenti i EAA, norvegjezi Hansen, për të cilin ishte vizita e dytë bërë Kosovës, falënderoi presidentin Hasani për mikpritjen e ngrohtë, derisa kërkoi nga ai mbështetje për atletikën dhe trysni më të madhe tek qeveritarët tanë për ndërtimin e një stadiumi të atletikës në Prishtinë.
Edhe
Hasani: Sportistët janë të gatshëm për Lojërat Olimpike, synojnë medalje
Nga ana e tij, nënpresidenti Gracia tha se po punojnë për ngritjen e kapaciteteve të menaxhmenteve të federatave të vogla, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.
Në fund, presidenti Hasani u ndau librin “Debutimi i Artë”, kushtuar përvjetorit të parë të medaljes së artë të Majlinda Kelmendit.
-
Astrit Hasani e vlerëson shumë të rëndësishme zgjedhjen në krye të Federatës Evropiane
-
Ismet Krasniqi e fiton edhe një mandat në krye të KOK-ut, garë e fortë për nënkryetarë e anëtarë të Bordit Ekzekutiv
-
Dekada që Kosovën e bëri anëtare të rëndësishme të familjes olimpike
-
Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për “Pekini 2022”, pritjet janë të mëdha