Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka thënë me këtë rast se Kosova po prezantohet për herë të parë me dy sportistë.
“Është hera e dytë që marrim pjesë në këto lojëra. Albini dhe Kiana do të na përfaqësojnë në këto lojëra që janë të rëndësishme. Albini garon në katër disiplina kurse Kiana në sllallom te madh dhe është femra e parë nga Kosova në këtë ngjarje. Ndihemi krenar që jemi në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse duke pasur parasysh që 105 shtete nuk kanë arritur normën. Kjo është një arritje e madhe për ne. Detaj tjetër i rëndësishëm është se flamurin ne ceremoninë hapesë do ta bartin Albini Tahiri. Pritjet tona në Pekin nuk janë sikurse ato në Tokio, kur dihet se konkurrenca e fortë është në skijim. Një renditje e mirë e garuesve do të jete sukses i madh për Kosovës. Ekipi niset nesër kurse pjesa tjetër me 2 shkurt”, ka thënë Krasniqi.
Në këtë konferencë nuk ishte e pranishme skiatorja Kiana Kryeziu e cila do të marrë pjesë në këto lojëra, ndërkaq Besim Aliti, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut e ka arsyetuar këtë mungesë me gjendjen e saj shëndetësore.
“Për neve është një moment historik që do të marrim pjesë në këto Lojëra. Kërkoj falje në emër të Kiana Kryeziut për shkak se dje nuk është ndjerë mirë dhe sot nuk është me ne nuk kemi dashur të rrezikojmë”, ka thënë Aliti.
Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës Skitare të Kosovës, ka thënë se Kosova dhe kjo federatë po shënojnë histori për herën e dytë.
“E para ishte PyeongChangu dhe tani Pekini. Ketë herë po shkruajmë historinë se po marrim pjesë me dy garues, përfshirë femrën e parë sportiste nga Kosova. Ne fakt, ne i kemi pese garues qe kane hyre ne normën olimpike, por këta dy i kishin me te mirat dhe do te jene pjese e Olimpiadës. Kemi arritur te jemi ne mesin e shume shteteve dhe kjo me bën krenar. Besoj se do te japin me te mirën për te pasur sukses. Nëse futemi ne top 30 do te jete si medalje e argjendte për ne”, është shprehur Kelmendi.
Bujar Turjaka, shef i misionit ka thënë se stërvitjes pas arritjes në Pekin do t’i nisë i pari Albin Tahiri.
“Te gjitha përgatitjet janë bërë gati dhe do të akomodohemi mirë atke kur të shkojme. Stërvitjet do ti nis i pari Albini kurse Kiana më vonë”, ka thënë Turjaka.
Se gjatë gjithë verës së kaluar është punuar me garuesit pretendent për Lojërat Olimpike Dimërore, e ka pohuar trajneri Agim Pupovci.
Ndërkaq, skiatori i cili do të garojë në këto lojëra, Albin Tahiri ka thënë se ndihet krenar që do të garojë me flamurin e Kosovës në këto lojëra.
“Jam shumë krenar që do ta përfaqesojë Kosovën në Pekin. Falendërojë KoK dhe federatën që më dhanë edhe një mundësi. Gjithmonë ndihem krenar kur garojë me flamurin e Kosovës. Më heret isha vetëm kurse tani jam me Kianën dhe shpresoj në të ardhmen të kemi më shumë garues. E kam normën në katër disiplina kurse më i specializuari jam në lëshim. Situata me covid ështe katastrof dhe do të mundohem të qëndrojë negativ. Ndërsa, premtoj se do të jap më të mirën në shteg dhe ti bëjë krenarë të gjithë kosovarët”, ka thënë Tahiri.
Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti ka bërë të ditur në fund të konferencës se çdo sportist që del pozitiv do të izolohet për tri javë dhe se rregullat COVID atje janë shumë strike, prandaj garuesit duhet të bëjnë kujdes këto kohë.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse organizatorët nëse kanë dyshime mund ta izolojnë sportistin për pesë ditë edhe nëse del negativ. Kështu që, do të jetë mision i sportistëve tanë për të qëndruar negativ gjatë Lojërave Olimpike. Është një sfidë por shpresojë që do ta kalojmë me sukses”, ka përfunduar ai.
Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt.