Sport

Koemani mund të marrë drejtimin e skuadrës së njohur

Ronald Koeman mund të bëhet me skuadër të re. Mediat spanjolle kanë raportuar se interesim për trajnerin holandez ka shprehur skuadra e njohur Rangers.

Rangersi është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Steven Gerrardit.

Koemani është i papunë pas largimit nga Barcelona shkaku i rezultateve të dobëta me ekipin katalonjas.

Në listën e klubit nga Skocia është edhe trajneri Giovanni van Bronckhorst.

Rangersi pas 13 ndeshjeve të zhvilluara është lider me 30 pikë, katër më shumë se rivali i përbetuar Cetlic.