Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koemani largoi Suarezin në një minutë bisedë në telefon

Trajneri Ronald Koeman raportohet t’i ketë bërë të ditur Luis Suarezit se karriera e tij në Barcelonë ka përfunduar.

Sipas RAC1 holandezi ia ka bërë të ditur këtë Suarezit të hënën në një bisedë telefonike që nuk ka zgjatur më shumë se një minutë, transmeton KOHA.

Suarez duket se do të jetë largimi i parë nga Barcelona, por jo edhe i fundit, me shumë futbollistë të tjerë që pritet të largohen, përfshirë këtu edhe vet Leo Messin, i cili së fundmi raportohet të ketë kërkuar largimin.

Fraza e Koemanit që çoi te kërkesa e Messit për largim

Të vetmit futbollistë që nuk do të kërkojë largimin Koeman raportohet se janë: Marc-Andre ter Stegen, Gerard Piqué, Leo Messi, Frenkie de Jong, Antoine Griezmann, Ousmane Dembélé, Clément Lenglet, Ansu Fati dhe Nelson Semedo.

Kontrata e Suarezit me klubin katalunas skadon më 2021 dhe përveç tij pritet të largohen edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Suarez ka shënuar 198 gola në 283 paraqitje për Barcelonën, që nga transferimi i tij në Camp Nou në vitin 2014, derisa ka kontribuar edhe me 109 asistime.