Seleksionuesi i Holandës në futboll, Ronald Koeman, është shtrirë në spital të dielën me probleme me zemër, shkruan “De Telegraaf”.
Koeman 57-vjeçar është dërguar me ambulancë, por pas ndërhyrjes kirurgjikale ai është në gjendje stabile, ka njoftuar bashkëshortja e tij Bartina.
Koeman ka marrë postin e seleksionuesit të Holandës dy vjet më parë dhe ka ndihmuar përfaqësuesen të kualifikohet në Kampionatin Evropian të futbollit. Evropiani është shtyrë për një vit për shkak të pandemisë COVID-19.
Ish-mbrojtësi i Holandës, që si lojtar kishte fituar Kupën e Evropës me PSV-në dhe Barcelonën, kishte drejtuar Evertonin si kryetrajner pak para se të merrte drejtimin e përfaqësueses.
Artikuj të ngjashëm