Sport

Koeln mposhtet në shtëpi në ndeshjen e parë të barazhit

Koeln ka pësuar humbje 1:0 në shtëpi nga Holstein Kiel në ndeshjen e barazhit për qëndrim në Bundesligë.

Koeln që ka përfunduar në vendin e 16-të në Bundesligë, po përballet me Kielin që doli në vend të tretë në Bundesliga 2.

Simon Lorenz (59’) realizoi golin e vetëm të ndeshjes për Kielin. Ndeshja e kthimit luhet më 29 maj.