Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Patrick Kluivert ka thënë se spekulimet që e lidhin Arsene Wengerin me klubin francez janë false, ndërsa kategorikisht ka mohuar se ai mund të bashkohet me PSG-në.
Mediat britanike në javët e fundit kanë raportuar se Wenger ka filluar bisedimet me PSG-në, pasi nuk është i dëshirueshëm nga fansat e Arsenalit.
“Wengeri te PSG-ja? Ky është lajm fals, jo i vërtetë. Ka zero për qind shanse që një gjë e tillë të ndodhë”, është shprehur Kluivert për France 3.