Skuadra e Ligue 1 të Francës, Lyoni ka kontaktuar francezin Arsene Wenger për t'ia ofruar postin e trajnerit, raporton "L'Equipe" të dielën.
Lyoni ka nisur kërkimet për një trajner të ri, pasi Bruno Genesio po pritet të largohet në fund të stinorit. Wengeri është në krye të listës së dëshirave, transmeton Koha Ditore.
Wenger ka mbetur pa angazhim që kur u largua nga Arsenali në fund të stinorit të kaluar. Mirëpo, ai vazhdimisht ka insistuar se nuk do të pensionohet.