Klubi spanjoll Granada mund të blejë kartonin e Rey Manajt për 1 milion euro.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Interi do të përfitonte këtë shumë nga kartoni i sulmuesit shqiptar, që është huazuar nga zikaltrit te skuadra andaluziane.
Gjithsesi, blerja e kartonit të Manajt nga Granada do të varet shumë edhe nga paraqitjet që do të bëjë sulmuesi kuqezi deri në fund të sezonit, transmeton KP.
21-vjeçari në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 17 ndeshje në Segunda Division për një total prej 464 minutash dhe vetëm në 2 raste titullar.