Futbollisti Kushtrim Gashi ka konfirmuar largimin nga klubi gjakovar, Vëllaznimi.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ndërsa për Koha.net ka konfirmuar se arsyeja e largimit është mospagesa ndaj tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se klubi nuk e ka paguar në 3 muajt e fundit dhe i detyrohet rreth 2 mijë euro.
“Ndoshta do të ishte më mirë që klubi t’i bënte publike borxhet që ka ndaj lojtarëve, ku vetëm ndaj meje kap shumë mbi 2 mijë euro. Durimit dhe fjalëve që gjashtë muaj iu erdhi fundi pasi më nuk do të jem pjesë e klubit me shumë traditë”, ka thënë Gashi.
Ai ka falënderuar tifozët dhe trajnerët për përkrahjen ndaj tij, ndërsa ka bërë thirrje kryetarit të klubit, Shkelzen Gashi që të jep dorëheqje.
“Faleminderit shokëve, trajnerëve dhe tifozëve fantastike. I bëj thirrje kryetarit që për t’mirën e klubit kaq të madh, për të mirën e qytetit, të japë dorëheqje pasi nuk mbahet klubi me zor”, ka thënë ai.
Gashi thotë se momentalisht nuk ka ndonjë ofertë pasi e kanë ditur se është lojtar i Vëllaznimit, por ka thënë se është i hapur për oferta.
“Jo nuk kam pasur ndonjë ofertë pasi të gjithë e kanë ditur se jam lojtar i Vëllaznimit. Por, tani jam i lirë dhe i hapur për oferta”, ka thënë ai për Koha.net.
Në pjesën e parë të sezonit Vëllaznimi ka pasur probleme të shumta, ndërsa ka mbyllur sezonin vjeshtor në zonën e rrezikshme, në vendin e nëntë me 25 pikë.