Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi i tretë më i vjetër në botë synon Premier Leaguen

Pronarët e rinj të Wrexhamit janë duke e synuar rangun e dytë të futbollit anglez. Më pas synohet edhe ngjitja në Premier League.

“Po them se e kemi besimin se mund ta arrijmë një distancë për të hyrë në Premier League”, ka thënë të enjten Drejtori i ri Ekzekutiv, Humphrey Ker.

Ker është partner i aktorit Rob McElhenney që e bleu klubin me yllin e Hollywoodit, Ryan Reynolds.

Dyshja kompletoi 2.5 milionë dollarë për ta blerë skuadrën uellsiane që aktualisht luan në rangun e pestë të futbollit anglez.

Wrexham u formua në vitin 1864 dhe është klubi i tretë më i vjetër profesionist në botën e futbollit.