Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi pritet të largohet nga “Anfield Road” këtë afat kalimtar.
Sky Sports raporton se për të ka hyrë në garë Wolfsburgu, që pritet ta huazojë atë për një sezon, transmeton Koha.net.
Liverpooli është i hapur për largimin e belgut, që po kërkon hapësirë për të luajtur, ndërsa është raportuar se mund të përfshihet në ofertën për yllin e Monacos, Thomas Lemar, për të cilën klubi anglez ka hyrë në garë së fundmi.