Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Premier Ligë.
Diario Gol raporton se Manchester Unitedi ka bërë ofertë për yllin portugez të cilin dëshiron ta kthejë në “Old Trafford”, transmeton Koha.net.
Raportohet se Ronaldo është i frustruar me presidentin e Realit, Florentino Perez, që ka refuzuar t’i japë kontratë të re 33 vjeçarit.
“Djajtë e Kuq” shpresojnë të përfitojnë nga kjo situatë duke i ofruar ish-yllit të tyrë pagë prej 30 milionë euro në sezon për t’u rikthyer në Old Trafford.