Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubeve profesioniste u bëjnë hair edhe topat e falur

Klubi i futbollit Prishtina mbahet si klub evropian. U paraqit edhe në garat kualifikuese të Ligës së Evropës. Synimet e Prishtinës për edicionin 2017\2018 janë edhe më të mëdha - ta fitojë titullin e kampionit dhe të sigurojë kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Por, klubi Prishtina ditë më parë është bërë "rast social".

Si ndihmë nga familja e vëllezërve Taulant e Granit Xhaka, ka pranuar disa topa. E shumë më pak - dy topa - të martën i ka pranuar skuadra tjetër e madhe në Kosovë, Vëllaznimi. Të dy ekipet kanë falënderuar donatorët e topave përmes postimeve në rrjetet sociale, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te klubi Prishtina nuk kanë merak ta quajnë këtë si ndihmë. I referohen si kujdes i familjes Xhaka për klubin Prishtina. Njëjtë thonë edhe në Vëllaznim, por krejt ndryshe ata që janë të shkëputur nga klubet.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.