Pesë javë pas pezullimit të Bundesligës, klubet gjermane të futbollit janë në presion financiar për të vazhduar me ndeshje.
Lojtarët janë kthyer në stërvitje në fillim të javës, ndërsa disa politikanë janë përfshirë në diskutime. Vazhdimi i garës në muajin maj tashmë po vlerësohet i mundshëm, ka raportuar Deutsche Welle të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fundjavën e Pashkëve në Bundesligë është dashur të takohen Bayerni me Fortunan Duesseldorfin, Borussia Dortmundi me Paderbonin dhe RB Leipzigu me Koelnin.
Por Gjermania mbetet e përfshirë nga koronavirusi, me mbi 100 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 2500 të vdekur.
Ndeshje të elitës nuk janë luajtur që nga 11 marsi, ndërsa Bundesliga është gjëja e fundit që u shkon në mendje shumë njerëzve.
Është raportuar se 13 prej 36 klubeve të Bundesligës dhe kategorisë së dytë gjermane mund të përballen me falimentim në maj e qershor, nëse ndeshjet nuk luhen shpejtë.
“Klubi aktualisht po përballet me një kërcënim potencial”, thuhet në një komunikatë të Schalkes, që është prej klubeve të rrezikuara. Schalke ka tërhequr vërejtjen për vështirësitë ekonomike që mund t’i ketë.
“Të gjithë të përfshirët në Bundesligë synojnë të kompletojnë stinorin, edhe nëse kjo nënkupton se duhet të luajmë pa shikues në stadiume”.
Të gjitha 18 skuadrat e Bundesligës po ushtrojnë tashmë, ndonëse në grupe të vogla të lojtarëve. Një datë e mundshme për vazhdim të kampionatit është 9 maji. Të hyrat nga transmetimet televizive janë vendimtare për klubet gjermane.
Shefi Ekzekutivi i Ligës Gjermane të Futbollit, Christian Seifert ka thënë se ndeshjet mund të luhen me 240 njerëz në stadiume, duke përfshirë trajnerët, stafet mjekësore, zyrtarët e ndeshjes, djemtë që mbledhin topa dhe stafi tjetër, duke përfshirë edhe lojtarët.
Parashikohen masa shtesë sa i takon shëndetit dhe higjienës, ndërsa lojtarët do të testohen para secilës ndeshje. Është përmendur shifra e 20 mijë testeve që duhet të bëhen, ndërsa kritikët kanë thënë se është më mirë që ato teste të bëhen për stafin mjekësor dhe popullatën e gjerë.
“Ne nuk jemi në gjendje të testojmë të gjitha rastet kur në aspektin mjekësor kjo është e domosdoshme, e lëre më rastet e dyshuara”, ka thënë Karl Lauterbach, ekspert mjekësor i Partisë Socialdemokrate.
Seifert megjithatë ka thënë se nuk do të ndodhë që një mjek apo një infermiere mos të testohet për shkak se lojtarët e futbollit duhet të testohen.
Një gjë është e qartë: zhvillimi i ndeshjeve me shikues në tribuna, nuk është çështje. Këtë politikanët gjermanë e kanë bërë të ditur për përfaqësuesit e Bundesligës prej kur nisën diskutimet në fund të marsit.