Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e Bundesligës kanë humbur miliarda euro shkaku i pandemisë

Pas një viti të zhvillimit të ndeshjeve prapa dyerve të mbyllura, klubet e Bundesligës po mendojnë dhe po ankohen për humbjet që kanë kapur shifrën e miliarda eurove, ndërsa lojtarët dhe trajnerët kanë filluar të pyesin se kur stadiumet e futbollit në Gjermani do të jenë sërish të mbushura me tifozë pas krizës dhe situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Mund të them se ndeshjet në stadiumet e zbrazëta, herë pas here po ndihen si duele stërvitore. Jemi lodhur me këtë situatë të krijuar dhe po shpresojmë që sa më shpejt tifozët të kthehen në tribuna, sepse janë të rëndësishëm për futbollin në Gjermani”, ka thënë sulmuesi i skuadrës së Freiburgut, Nils Petersen.

Fitorja 2:1 e Borussia Moenchengladbachut ndaj Koelnit më 11 mars të vitit të shkuar ishte ndeshja e parë ndonjëherë në Bundesligë që u zhvillua pa praninë e tifozëve në tribuna. Dy ditë më vonë, të gjitha ndeshjet e Bundesligës u pezulluan, ndërsa Gjermania hyri në bllokim total për shkak të pandemisë Covid-19. Pas një pauze prej dy muajve e gjysmë, kampionati rifilloi në muajin maj me nëntë xhirot e fundit të ndeshjeve që nuk vlenin për tifozët, në mënyrë që sezoni 2019/20 të mund të mbaronte. Qe atëherë, stadiumet në elitën e futbollit të Gjermanisë kanë mbetur kryesisht bosh. Në fakt, disa mijëra tifozë u lejuan në 33 ndeshje në disa stadiume në fillim të këtij edicioni, por vala e dytë e koronavirusit ishte fatura që Gjermania e pagoi për këtë vendim. Ndeshjet e Bundesligës janë luajtur me dyer të mbyllura që nga muaji nëntor i vitit të shkuar, kur Gjermania hyri në një bllokim të dytë, i cili është ende në fuqi.

36 klubet në dy ligat më të mira të Gjermanisë janë duke llogaritur koston financiare të të ardhurave të humbura të ditës së ndeshjes me qarkullimin e tyre të kombinuar, që bie me 300 milionë euro në sezonin 2019/20 krahasuar me edicionin paraprak.

“Dhe ky është vetëm fillimi”, paralajmëroi Christian Seifert, kreu i Lidhjes Gjermane të Futbollit (DFL).

Edhe Gjermania mund t’i kthejë tifozët në shtator, jo edhe Spanja Sport Gjermania mund t’i kthejë tifozët në shtator, jo edhe Spanja

Pa përfundim të bllokimit aktual, klubet kryesore të Gjermanisë parashikohet të humbasin një miliard euro këtë sezon krahasuar me shifrat para krizës.

“Nuk është më e njëjta punë siç ishte para pandemisë”, tha trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, që pranoi se nuk po mund të adaptohet me ndeshjet pa tifozët, që në Gjermani po quhen me nofkën “Geisterspiele” (ndeshjet fantazmë). “Unë nuk mund të mësohem dhe nuk dua të mësohem. Ajo që na bën të kënaqemi me punën tonë, po mungon plotësisht, pra emocionet në stadium. Është si të shkosh të punosh në një punë normale pa këto momente të jashtëzakonshme”.

Yjet në rritje që bënë debutimet e tyre në Bundesligë në 12 muajt e fundit, si sulmuesi i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko 16 vjeç dhe sulmuesi i Schalkes, Mattheë Hoppe 19 vjeç, nuk e kanë provuar kurrë atmosferën e lojës në një stadium të mbushur plot me tifozë.

“Sporti ynë është bërë më i ftohtë. Më objektiv”, pranoi portieri i Union Berlinit, Andreas Luthe.

Sidoqoftë, futbolli gjerman gëzon pozicionin e privilegjuar, pasi është në gjendje të vazhdojë me ndeshjet në kohën kur bllokimi ka detyruar shumë biznese të mbyllen. Këtë e pranon edhe trajneri i ekipit elitar të Gjermanisë, Augsburg.

Edhe Bundesliga duhet të mësohet me “ndeshjet fantazmë” që i ka shumë të panjohura Sport Bundesliga duhet të mësohet me “ndeshjet fantazmë” që i ka shumë të panjohura

“Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë do t'u bënte kjo pandemi shumë njerëzve dhe kompanive”, insistoi trajneri i Augsburgut, Heiko Herrlich. “Ne jemi në një pozitë të privilegjuar në futboll, sepse na lejohet të praktikojmë profesionin tonë. Shumë të tjerë nuk mund ta bëjnë atë”.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munichu, nuk ka luajtur para tifozëve në stadiumin “Allianz Arena” që nga 8 marsi i vitit të shkuar. Mungesa e zhurmës së krijuar nga tifozët do të thotë që çdo fjalë mund të dëgjohet në fushë - dhe nga bankina kundërshtare.

“Kjo nuk është gjithmonë e bukur”, thotë trajneri i Bayernit, Hansi Flick, i cili pranon që ndonjëherë e konsideron “një sfidë shumë të madhe” për të mos reaguar ndaj zhurmave të stolit kundërshtar.

Mungesa e tifozëve ka pasur edhe një ndikim në fushë. Pa tifozët vendas që brohorisnin për ekipin e tyre, klubet vendase kanë fituar vetëm një të tretën e ndeshjeve të Bundesligës gjatë vitit të fundit, sipas një studimi të revistës gjermane “Kicker”. Në 12 muajt e kaluar deri në mars të vitit 2020, pak më pak se gjysma e ndeshjeve u fituan nga ekipi vendas.

“Puna jonë ka ndryshuar”, pranoi Kohfeldt. “Nëse luani jashtë ose në shtëpi, ajo është neutralizuar në njëfarë mase për të gjitha ekipet”.

Edhe Klubet gjermane në presion financiar për të vazhduar garën Sport Klubet gjermane në presion financiar për të vazhduar garën

Sidoqoftë, mungesa e tifozëve të pasionuar gjithashtu duket se ka qetësuar edhe durimin e lojtarëve.

Gjysmë më shumë kartonë të kuq janë shpërndarë gjatë vitit të kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë në 12 muajt e mëparshëm.