Klubet e Premier Leagues angleze kanë paguar afër 320 milionë funte për menaxherë nga 1 shkurti i vitit 2022 deri më 31 janar të vitit 2023.
Kështu kanë treguar shifrat e paraqitura nga “Federata e Futbollit”, shkruan “BBC” të premten.
Kjo shumë e pagesave është rritur dukshëm nga viti i kaluar, që shënonte shifrën e 272.6 milionë funteve.
Manchester City ka paguar më së shumti, 51.56 milionë funte, dhe kjo periudhë e pagesave e përfshinë edhe transferimin e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.
City i pagoi Dortmundit 51.2 milionë funte për klauzolën e lirimit, ndërsa shumë pagesa ishin bërë për meanxherët dhe pagat e lojtarit.
Chelsea, që bëri 15-të transferime të mëdha, përfshirë huazimet, është e dyta në këtë listë me 43.16 milionë funte.
Edhe
Haalandi ka pagë javore mbi një milion euro te City
Liverpooli pagoi 33.69 milionë funte, kurse Manchester Unitedi, 24.73 milionë funte.
Detajet e para të transaksioneve të publikuara nga Federata e Futbollit të Anglisë, në edicionin 2015/16, ka treguar se klubet e Premier Leagues kanë paguar më pak se 47 milionë funte.