Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e mëdha evropiane në garë të fuqishme për Kumbullën

Gara për ta transferuar mbrojtësin shqiptar të Hellas Veronës është bërë edhe më e madhe ndërmjet tri skuadrave të mëdha evropiane, Interit, Napolit dhe Chelseas.

Për futbollistin 20-vjeçar, Chelsea pritet t’i shpenzojë 20 milionë euro, kanë raportuar të shtunën mediumet italiane, transmeton KTV.

Por, Hellas Verona është në pritje të një oferte më të madhe nga Interi dhe Napoli.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka treguar paraqitje të mira këtë edicion në elitën e futbollit italian.

Ai në 17 paraqitje ka shënuar një gol, derisa me klubin nga Verona ka kontratë deri në verën e vitit 2022.