Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi ende po e udhëheq garën për Kumbullën

Ndonëse të shtunën ka pasur raportime se Juventusi ka arritur marrëveshje për mbrojtësin Marash Kumbulla, burime të shumta në Itali kanë bërë të ditur se Interi ende po e udhëheq garën për të firmosur me reprezentuesin e Shqipërisë.

La Stampa ka raportuar të shtunën në mëngjes se Juventusi do të paguaj 32 milionë euro për mbrojtësin e Veronës. Kjo gazetë kishte shkruar se Kumbulla do të nënshkruajë për pesë vjet me Juventusin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Sky Sports Italia dhe disa media tjera kanë shkruar më pas se Interi megjithatë është para Juves në garën për mbrojtësin e vlerësuar shumë lartë.

20-vjeçari Kumbulla po kërkohet nga shumica e skuadrave të mëdha italiane, ndërsa po përcillet edhe nga Manchester Unitedi, Chelsea dhe Arsenali.