Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e Manchesterit pas yllit të Lazios

Manchester Unitedi e Manchester City raportohet se do të luftojnë kokë më kokë për të siguruar shërbimet e yllit të Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq, raporton Goal.

Të dy ekipet gjithashtu janë të lidhura me transferimin e futbollistit të Shakhtar Donetskut, Fred, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesi i Serbisë raportohet se ka një çmim rreth 90 milionë euro, përderisa ka treguar formë të lartë këtë sezon te Lazio.