Skuadrat e La Ligas, Rayo Vallecano dhe Huesca i janë bashkuar skuadrës tjetër Valladolidit për t'i ndaluar lojtarët që t'i bashkohen përfaqësueses së Katalonjës, shkruan Reuters.
Trajneri i Valladolidit, Sergio Gonzalez po ashtu ishte paraparë t'i bashkohej Katalonjës si pjesë e stafit të trajnerëve.
Mirëpo, klubi, që zë vendin e 16-të në renditje, ka marrë vendimin për të bllokuar Ruben Alcarazin dhe Jordi Masipin që t'i bashkohen Katalonjës, që nuk njihet nga FIFA dhe UEFA, për të luajtur në miqësoren me Venezuelën të hënën e ardhshme.
Të tri skuadrat kanë insistuar se vendimi është sportiv e jopolitik, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten mes rajonit autonom dhe Qeverisë qendrore në Madrid, pas referendumit për pavarësi në tetor të vitit 2017....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)