Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi janë kandidatët kryesorë për titull kampioni në La Liga në këtë edicion.
Por në xhiron e 16-të të elitës spanjolle që të tria do të kenë teste të vështira.
Barcelona luan në udhëtim te Real Betisi, të shtunën nga ora 16:15.
Real Madridi luan më vonë të shtunën, nga ora 21:00, në udhëtim te Girona, kurse Atletico Madridi të dielën e pret Sevillan në ndeshjen që nis në orën 21:00.
Në edicionin e kaluar, Barça fitoi 5:0 dhe 4:2 ndaj Betisit, por në ballafaqimet me këtë skuadër në përgjithësi, asnjëherë nuk ka pasur punë të lehtë.
Real Madridi ballafaqohet me Gironan, që ka tri fitore, një barazim e katër humbje ndaj madrilenëve.
Tjetër befasi synojnë te Girona të shtunën në mbrëmje.
Edhe
Të dielën derbi i Madridit
Atletico Madridi me trajnerin Diego Simeone asnjëherë nuk ka humbur në shtëpi në La Liga ndaj Sevillas.
Tjetër rezultat pozitiv i “Los Colchoneros” pritet në fundjavë.
Ndeshja Getafe – Espanyol e mbyll këtë xhiro në Spanjë, të hënën nga ora 21:00.