Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona me mendje te Lyoni, Real Madridi për prestigj

Foto: Reuters

Barcelona do ta kërkojë fitoren e radhës në La Liga, për të ecur sigurt drejt titullit kampion në Spanjë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernesto Valverde, në “Camp Nou” do ta presë Rayo Vallecanon, të shtunën nga ora 18:30.

Katalunasit pritet të hyjnë me ndryshime në këtë takim, pasi të mërkurën luajnë ndeshjen e dytë kthyese në Ligën e Kampionëve, ndaj Lyonit.

Megjithatë, treshja e sulmit për këtë takim pritet të jetë e zakonshmja Messi, Suarez dhe Dembele, ndërsa Coutinho, mund ta nis ndeshjen nga minuta e parë, transmeton KTV.

Barcelona në këtë takim hyn pas fitores në “El Clasico” dhe llogaritet favorit përballë Vallecanos, që renditet në pozitën e 19-të në La Liga.

Për dallim nga Barcelona, Real Madridi është duke kaluar në krizë të rezultateve.

Edhe Barcelona synon ta japë “goditjen” përfundimtare për titull Futboll Barcelona synon ta japë “goditjen” përfundimtare për titull

Humbja në “El Clasicon” e fundit dhe eliminimi nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve, pritet ta shkarkojnë trajnerin Santiago Solari.

Për argjentinasin, thuhet se ndeshja në udhëtim te Valladolidi, pritet të jetë e fundit si trajneri i Real Madridit.

Momentet e vështira në të cilat janë duke kaluar lojtarët madrilenë do të synojnë t’i shfrytëzojnë lojtarët e Valladolidit, që synojnë befasinë në shtëpi ndaj “Mbretërve”.