Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose e ka fituar çmimin e presidentit të UEFA-s, për vitin 2023.
Klose këtë çmim e pranoi nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Çmimi njeh arritjet e jashtëzakonshme, përsosmërinë profesionale dhe cilësitë personale shembullore, vlerat që ish-sulmuesi gjerman i posedon si pak të tjerë.
Ndikimi i Klose arriti shumë përtej arritjeve të tij, me dy raste të lojës së ndershme të jashtëzakonshme që treguan klasin dhe aftësinë e tij sportive të jashtëzakonshme, të pashembullt në botën e futbollit.
Artikuj të ngjashëm