Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi thotë se mund të ketë largime të tjera nga Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e ka përjashtuar munësinë që edhe ndonjë lojtar nga skuadra e tij të largohet në këtë afat kalimtar.

Mbrëmë ishte mbyllur afati kalimtar në Angli, megjithatë në ligat e tjera afati mbyllet në fund të këtij muaji, transmeton Koha.net.

“Por, afati kalimtar është mbyllur vetëm në njërën anë, ne s’mund të blejmë, vetëm mund të shesim por jo në Angli, Premier Ligë. Është e qartë se disa gjëra do të ndodhin”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.