Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk beson që klubet angleze do të dominojnë në përsëri Evropë.
Pavarësisht që dy titujt e fundit evropianë janë të fituar nga klubet angleze, tekniku gjerman nuk mendon se kjo do të ndodh këtë vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSezonin e kaluar Evropa Liga u fitua nga Chelsea, ndërsa Liga e Kampionëve nga Liverpool.
“Grupet janë të pabesueshme. Nuk e di kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Kemi shanse si të gjithë të tjerët, por nuk mendoj se do të dominojnë klubet angleze. Ekipet e vazos së dytë duhet të jenë në vazon e parë, mirëpo nuk ka vend të mjaftueshëm”, deklaroi ai, transmeton kp.
Tekniku gjerman foli edhe për klubet e tjera.
“Bayern Munich ka blerë Ivan Perishiqin dhe Philippe Coutinhon, të cilët do t’iu ndihmojnë shumë. Dortmundi është bërë shumë i fortë. Do të këtë klube me kualitet. Juventusi dhe PSG do të jenë aty. Real Madridi ende nuk ka hequr dorë”, përfundoi ai.