Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi nuk e dëshiron Hartin

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka përjashtuar mundësinë e transferimit të portierit anglez Joe Hart.

Të mërkurën është përjashtuar se klubi nga Anfieldi është afër transferimit të portierit të Manchester Cityt për 20 milionë funte, por Klopp është i kënaqur me Simon Mignolet dhe Loris Kariusin.

“Ai është portier fantastik, ka kualitet të lartë, por nuk është për ne për momentin, nuk do të jetë as në të ardhmen”, ka thënë Klopp.

Hart gjatë muajit mars kishte thënë për BBC-në se nuk e sheh veten te City.